Irani arrestoi 18 anëtarë të ekuipazhit të tankerit të huaj të konfiskuar në Gjirin e Omanit
- – Autoritetet iraniane e arrestuan ekuipazhin 18-anëtarësh të tankerit të huaj të konfiskuar në Gjirin e Omanit dje, për të cilin thanë se transportonte gjashtë milionë litra karburante të kontrabanduara, njoftuan mediat iraniane dhe gjyqësori në krahinën Hormozgan.
Teheran, 13 dhjetor 2025 (MIA) – Autoritetet iraniane e arrestuan ekuipazhin 18-anëtarësh të tankerit të huaj të konfiskuar në Gjirin e Omanit dje, për të cilin thanë se transportonte gjashtë milionë litra karburante të kontrabanduara, njoftuan mediat iraniane dhe gjyqësori në krahinën Hormozgan.
Ata thanë se kapiteni i anijes është në mesin e të arrestuarve, ndërsa hetimi po vijon.
Sipas mediave, ekuipazhi përbëhej nga marinarë nga India, Sri Lanka dhe Bangladeshi.
Autoritetet njoftuan se tankeri ka bërë shumë shkelje, duke përfshirë edhe “injorim të urdhrave për ndalesë, përpjekje për arratisje dhe mungesë të informacioneve për navigim dhe ngarkesë”.
Irani, ku çmimet e karburanteve janë në mesin e më të ulëtave në botë për shkak të subvencioneve të mëdha dhe rënies së vlerës së valutës kombëtare, lufton me kontrabandë masive të karburanteve – në tokë deri te vendet fqinje dhe në det deri në vendet e Gjirit. fc/
Foto: Ilustrim i EPA-s