Hamasi i dorëzoi edhe dy pengje Kryqit të Kuq në Gazë
- Grupi ekstremist palestinez Hamas i dorëzoi edhe dy pengje Kryqit të Kuq në Gazë sipas marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit me Izraelin, lajmëroi DPA.

Gazë, 22 shkurt 2025 (MIA) - Grupi ekstremist palestinez Hamas i dorëzoi edhe dy pengje Kryqit të Kuq në Gazë sipas marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit me Izraelin, lajmëroi DPA.
Dy burra, Tal Shoham dhe Avera Mengistu,u dorëzua në qytetin Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ndërsa katër pengje do të lirohen sot më vonë, si pjesë e këmbimit të fundit të pengjeve për të burgosurit në konflikt.
Pjesëtarë të maskuar dhe të armatosur të Hamasit e ruanin skenën në Rafah ku Shoham ishte detyruar të thotë disa fjalë para se pengjet t'u dorëzoheshin punëtorëve të Kryqit të Kuq.
Katër pengjet e tjera, Omer Shem-Tov, Elia Koen, Omer Venkert dhe Hisham al-Sajed duhet të dorëzohen në Nuisejrat në qendër të Gazës. ab/
Foto: DPА