Ginovska: 1700 mikëqyrje inspektuese për ajrin ambiental në vitin 2025, janë vërtetuar 398 parregullsi
- Deri më 20 dhjetor të vitit 2025 janë kryer 1.700 mikëqyrje inspektuese për ajrin ambiental, nga të cilat 839 ishin të rregullta, 532 ishin të jashtëzakonshme dhe 329 ishin inspektime kontrolluese. Janë identifikuar 398 parregullsi dhe janë lëshuar po aq vendime në procedurë inspektimi. Janë ngritur mbi 30 procedura kundërvajtëse dhe katër procedura penale, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska.
Shkup, 2 janar 2026 (MIA) - Deri më 20 dhjetor të vitit 2025 janë kryer 1.700 mikëqyrje inspektuese për ajrin ambiental, nga të cilat 839 ishin të rregullta, 532 ishin të jashtëzakonshme dhe 329 ishin inspektime kontrolluese. Janë identifikuar 398 parregullsi dhe janë lëshuar po aq vendime në procedurë inspektimi. Janë ngritur mbi 30 procedura kundërvajtëse dhe katër procedura penale, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska.
Ajo informoi se Inspektorati Shtetëror i Mjedisit po punon në përputhje me planin vjetor të punës të miratuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ginovska njoftoi se nga 1 nëntori deri më sot janë kryer mbi 55 mikëqyrje inspektuese në territorin e të gjithë vendit në instalime që kanë ndikim në mjedis përmes emisioneve në ajër. Janë lëshuar 20 vendime dhe tre ndalime pune.

Lidhur me subjektin juridik "Titan Cementarnica Usje", Ginovska informoi se në vitin 2025 janë kryer gjashtë inspektime, nga të cilat dy të rregullta dhe katër inspektime të jashtëzakonshme nga inspektorë të ndryshëm shtetërorë. Inspektimet e fundit të jashtëzakonshme janë kryer më 18 nëntor të vitit 2025 në orën 22:00 nga një inspektor mjedisor nga Qyteti i Shkupit dhe më 18 dhjetor të vitit 2025 nga një inspektor mjedisor nga Komuna e Kisella Vodës. Përveç kësaj, siç tha ajo, nuk janë identifikuar parregullsi në punën e këtij subjekti juridik gjatë të gjitha inspektimeve.
Ginovska theksoi se inspektimet vazhdojnë dhe çdo 15 ditë Inspektorati Shtetëror i paraqet një raport grupit të punës të formuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe monitoron zbatimin e Planit aksional.
Për momentin ka rreth 120 subjekte juridikë me A-leje të integruar aktive, sipas Regjistrit të mbajtur nga Administrata e Mjedisit, ndërsa në territorin e Qytetit të Shkupit ka rreth 40.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva theksoi se qëllimi është që publiku të informohet në mënyrë transparente se si veprojnë institucionet dhe cilat masa po merren për të promovuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. mb/
Foto: MIA