FT: Propozimi i paqes së Trampit dhe Ukrainën përmban edhe detaje për afatin për anëtarësim në BE
- Ukraina duhet t'i bashkohet Bashkimit Evropian deri më 1 janar të vitit 2027, theksohet në propozim paqeje që po shqyrtohet si pjesë e negociatave për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, raporton sot Fajnenshël Tajms.
Londër, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Ukraina duhet t'i bashkohet Bashkimit Evropian deri më 1 janar të vitit 2027, theksohet në propozim paqeje që po shqyrtohet si pjesë e negociatave për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, raporton sot Fajnenshël Tajms.
Propozimi u ra dakord midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, me mbështetjen e Brukselit, raportoi FT, duke cituar burime të njohura me përmbajtjen e dokumenteve negociuese.
Ky afat kohor i shpejtë, pavarësisht se Ukraina nuk kishte përfunduar zyrtarisht asnjë nga 36 fazat e pranimit në BE, do të anulonte kushtin e mëparshëm për pranim në BE "bazuar në meritë" dhe do ta detyronte Brukselin të rishqyrtonte të gjithë procesin, shtuan burimet.
Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE menjëherë pasi Rusia pushtoi vendin në shkurt 2022, dhe katër muaj më vonë mori statusin zyrtar të kandidatit. mb/
Foto: MIA