Forbs/Blumberg: Mask është njeriu i parë në botë i cili ka më shumë se 400 miliardë dollarë
- Ilon Mask është personi i parë i cili ka arritur pasuri prej mbi 400 miliardë dollarë, sipas Forbs dhe Blumberg, njofton DPA.

Palo Alto, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Ilon Mask është personi i parë i cili ka arritur pasuri prej mbi 400 miliardë dollarë, sipas Forbs dhe Blumberg, njofton DPA.
Pasuria e tij kryesisht përbëhet nga aksione në prodhimin e makinave elektrike Tesla dhe kompaninë SpaceX.
Magazina amerikane Forbs ka vlerësuar pasurinë e Maskut në 431.2 miliardë dollarë, ndërsa Blumberg kumtoi se ajo arrin afër 447 miliardë dollarë.
Pas zgjedhjeve presidenciale amerikane në fillim të nëntorit, rritja e çmimit të aksioneve të Teslas e bëri Maskun, (53 vjeç), dukshëm më të pasur, të paktën në letër. Investitorët spekulojnë se Tesla do të përfitojë nga afërsia aktuale e Maskut me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp", thekson DPA.
Masku i lindur në Afrikën e Jugut, tani një qytetar amerikan mbështeti Trampin me miliona donacione në fushatë dhe do të jetë pjesë e administratës së Trampit. rq/
Foto: EPA