• четврток, 08 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Vlera rekorde të arit dhe frangut zviceran

Vlera rekorde të arit dhe frangut zviceran

Nju Jork, 11 prill 2025 (MIA) - Çmimi i arit ka arritur rekord të ri në kushte kur është rritur shqetësimi për luftë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës. 

Një uncë ari tani kushton më shumë se 3.200 dollarë (2.454 stërlina), që është hera e parë që e kalon atë kufi, sepse investitorët kthehen drejt të ashtuquajturave "streha të sigurta". 

Frangu zviceran, një tjetër strehë e sigurt, ka arritur nivelin më të lartë në dhjetë vitet e fundit kundrejt dollarit amerikan, ndërkohë që shitja e obligacioneve të qeverisë së SHBA-së, e cila filloi në fillim të kësaj jave, vazhdon.

"Ikja masive në streha të sigurta ... e gjitha kjo pasqyron mungesën e plotë të qartësisë në tregjet financiare sot", deklaroi për Bi-Bi Si, Olivie d'Asie nga kompania investuese SimCorp. 

"Tani jetojmë në një botë pa rregulla - kur bëhetë fjalë për tregti, siguri, shëndet, madje edhe sovranitet", shtoi ai. 

Streha e sigurt është investimi që pret ta ruaj ose edhe ta rrisë vlerën në periudhën e pasigurisë ekonomike. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан