Një gjyqtare bllokon vendimin e Trampit për të revokuar statusin e përkohshëm ligjor të mijëra emigrantëve
- Gjyqtarja federale e Bostonit Indira Talvani të enjten bllokoi vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për të revokuar statusin e përkohshëm të qindra mijëra kubanezëve, haitianëve, nikaraguanëve dhe venezuelanëve në SHBA.

Uashington, 11 prill 2025 (MIA) - Gjyqtarja federale e Bostonit Indira Talvani të enjten bllokoi vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për të revokuar statusin e përkohshëm të qindra mijëra kubanezëve, haitianëve, nikaraguanëve dhe venezuelanëve në SHBA.
Në vendimin e tij, Talvani tha se vendimi për revokimin e statusit juridik të përkohshëm të emigrantëve për dy vjet u bazua në interpretim të gabuar të ligjit sepse këta emigrantë legalisht e kanë kaluar kufirin amerikan.
Ajo tha se Trampi ka dashur ta përshpejtojë deportimin e 450.000 emigrantëve nga 24 prilli.
Trampi menjëherë pas marrjes së detyrës më 20 janar vendosi gjendje të jashtëzakonshme në kufirin midis SHBA-së dhe Meksikës për të parandaluar hyrjen e emigrantëve ilrgal, ndërsa menjëherë dërgoi edhe ushtri plotësuese. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s