Drejtori i Simens dhe familja e tij kanë humbur jetën në një aksident me helikopter në Manhatan
- Gjashtë persona, një familje turistë spanjollë dhe piloti kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të helikopterit në lumin Hadson afëlr bregut të Nju Xhersit.

Nju Xhersi, 1 prill 2025 (MIA) - Gjashtë persona, një familje turistë spanjollë dhe piloti kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të helikopterit në lumin Hadson afër bregut të Nju Xhersit.
Mes viktimave, sipas burimeve të poliisë është edhe Agustin Eskobar, drejtori i Simensit, së bashku me familjen e tij.
Siç ka njoftua komisarja e policisë njujorkeze, Xhesika Tish, thirrja për ndihmën e shpejtë ka arritur në ora 15:17.
"Është raportuar për një rrëzim helikopteri në lumin Hadson afër parkut Pjer A në Hoboken, përgjatë bregut të Nju Xhersit. Pas mbërritjes, policia nxori katër persona nga uji dhe zjarrfikësit nxorrën dy të tjerë. Katër persona u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe dy u dërguan në spital", tha Tissh.
Prefekti i Xhersi Sitit, Stiven Fulop, deklari se dy fëmijë u dërguan në spital, por mjekët nuk arritën t'i shpëtonin.
Dretoria federale e aviacionit (FAA) dhe Këshillit nacional për sigurinë në transport (NTSB) kanë filluar hetim të përbashkët. mb/
Foto: EPA