Izraeli dhe Egjipti shkëmbyen draft-propozime për arritjen e marrëveshjes për pengjet
- Izraeli dhe Egjipti kanë shkëmbyer draft-propozime për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve, raporton Tajms of Izrael duke iu referuar radio Kan.

Tel Aviv, 11 prill 2025 (MIA) - Izraeli dhe Egjipti kanë shkëmbyer draft-propozime për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve, raporton Tajms of Izrael duke iu referuar radio Kan.
Propozimet kanë për qëllim të kapërcejnë hendekun midis propozimit të kompromisit egjiptian dhe propozimit të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së Stiv Vitkof për një marrëveshje, thuhet në raport.
Zyrtari i lartë izraelit deklaroi për radion se është e mundur që së shpejti të arrihet marrëveshje.
Propozimi egjiptian, i publikuar më herët këtë javë, parasheh lirimin e tetë pengjeve të gjalla dhe tetë trupave të pengjeve në këmbim të një armëpushimi që do të zgjaste nga 40 deri në 70 ditë dhe lirimin e një numri të madh të të burgosurve palestinezë.
Vitkof muajin e kaluar propozoi marrëveshje me të cilën do të lirohen pesë pengje në këmbim të një numri të madh të të burgosurve palestinezë, në këmbim të një armëpushimi dymujorë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s