• сабота, 17 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Koalicioni i të përgatiturve: Kemi plan me katër qëllime

Koalicioni i të përgatiturve: Kemi plan me katër qëllime

Bruksel, 10 prill 2025 (MIA) - Ministrat e mbrojtjes së 30 vendeve sot u takuan në selinë e NATO-s në Bruksel për takim të Koalicionit të të përgatiturve, i cili po tenton të ndihmojë Ukrainën që të mbrohet nga agresioni rus dhe të dakordojnë garanca të sigurisë pas arritjes së marrëveshjes paqesore.

Nikoqir të takimit të sotëm ishin ministrat i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe dhe Francës, Xhon Hili dhe Sebastijan Lekornu.

Hilli në fillim të takimit theksoi se në javët e fundit, 200 planifikues ushtarakë të 30 vendeve kanë punuar në planet për të qenë gati për sigurimin e së ardhmes së Ukrainës pas marrëveshjes paqesore.

"Duam ta vendosim Ukrainën në pozicionin më të fuqishëm të mundshëm për të mbrojtur sovranitetin e saj dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm rus", potencoi Hilli.

Ai shtoi se këto plane kanë synime të qarta. E para është të sigurohet qiell i sigurt, i dyti është deti i sigurt, i treti është siguria në tokë, ndërsa qëllimi i katërt është të mbështesë forcat e armatosura ukrainase për t'u bërë mjeti më i fuqishëm i mundshëm për përgjigje, ndërsa forcat e dërguara nga disa nga vendet e Koalicionit të të përgatiturve do të ishin garanci se çdo paqe e negociuar do të ishte e përhershme.

Përfaqësuesit nga kabineti i presidentit ukrainas, Vollodimir Zelenski kanë deklaruar se disa vende janë të gatshme të dërgojnë trupa në Ukrainë.

Në Koalicionin e të Përgatiturve një numër i madh janë shtetas evropian, por marrin pjesë edhe Kanadaja dhe Australia.

Nesër, gjithashtu, në selinë e NATO-s do të mblidhet edhe Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, kur pritet të paralajmërohet ndihmë ushtarake shtesë për atë vend. Ai grup kontakti është udhëhequr nga amerikanët në kohën e ish presidentin Xho Bajden, ndërsa tani me takimin do të kryesojë Britania e Madhe dhe Gjermania, ndërsa ministri amerikan i Mbrojtjes duhet të bashkangjitet përmes video lidhjes. rq/bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан