• петок, 05 декември 2025

Fajneshëll tajms: Plani i paqes i SHBA-së për Ukrainën është reduktuar nga 28 në 19 pikë

Fajneshëll tajms: Plani i paqes i SHBA-së për Ukrainën është reduktuar nga 28 në 19 pikë

 Londër, 24 nëntor 2025 (MIA) - Propozimi i paqes i SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë është reduktuar nga 28 pikë fillestare në 19, raportoi Fajneshël, tajms, duke cituar burime të njohura me negociatat. Të cilët nuk thanë se cilët elementë të planit të paqes janë hequr.

 Pasi delegacionet amerikane dhe ukrainase dje u takuan në Gjenevë, të dyja palët njoftuan përparim në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, por nuk dhanë detaje se si do të zgjidhen disa dallime të thella midis Moskës dhe Kievit.

Duke folur me gazetarët pas një dite bisedimesh me përfaqësuesit ukrainas dhe evropianë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marko Rubio, tha se ishte bërë përparim i madh. 

 

Presidenti amerikan  Donald Tramp, sot doli  me ​​një koment të shkurtër për bisedimet në Gjenevë.

"A është vërtet e mundur të bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos besoni derisa ta shihni, por ndoshta po ndodh diçka e mirë", postoi ai këtë mëngjes në rrjetin e tij social Truth Social. 

 Përpara bisedimeve, liderët evropianë kanë shprehur shqetësim në lidhje me pjesë të planit, duke përfshirë kërkesat që lidhen me sanksionet kundër Moskës dhe ngrirjen e mjeteve sovrane ruse, për të cilat ata thanë se duhet të vendosë BE-ja.

Liderët e BE-së sot bideduan  për progresin nga Gjeneva dhe vendosën se si të vazhdohet më mirë përpara, deklaruan përfaqësues të përfshirë në përgatitje. 

Megjithatë, siç tha Rubio, teksti përfundimtar i marrëveshjes do të duhet të miratohet nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidenti amerikan Donald Tramp përpara se të dërgohet në Moskë. 

 Foto: EPA

 

Остани поврзан