• петок, 02 јануари 2026

Fëmija i lënduar në natën e Vitit të Ri ka vdekur nga lëndimet e rënda në tru

Fëmija i lënduar në natën e Vitit të Ri ka vdekur nga lëndimet e rënda në tru

Shkup, 2 janar 2025 (MIA) - Fëmija i lënduar natën e Vitit të Ri i cili ishte pranuar në Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup vdiq sot në mëngjes si pasojë e lëndimeve shumë të rënda në tru të shkaktuara nga një trup i huaj metalik, deklaruan nga Klinika për MIA-n.

"Për interpretime të mëtejshme, do të presim rezultatet e ekzaminimeve dhe hetimeve mjeko-ligjore nga MPB-ja", shkruhet në përgjigjen e pyetjeve të MIA-s.

Paraprakisht sot, Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për kryerjen e autopsisë mbi trupin e një fëmije dyvjeçar.

"Lidhur me fëmijën e vdekur dyvjeçar, Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi ​​urdhër për autopsi të trupit", njoftoi sot Prokuroria.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dje në një deklaratë për mediat informoi se gjatë natës së Vitit të Ri ndodhën dy incidente të rënda - vrasja me thikë e një shtetasi turk në Çarshinë e Shkupit dhe rasti i një fëmije dyvjeçar të plagosur rëndë, në, siç tha ai, mënyrë të panjohur, i cili ndodhej në gjendje kërcënuese për jetën në Qendrën Klinike-Shkup.

Toshkovski theksoi se lëndimi i fëmijës ishte nga "një fragment metali që nuk mund të specifikohej në detaje në atë moment". 

"Ekzistojnë disa teori për rastin se si është lënduar fëmija. Sapo ta vërtetojmë saktë shkakun e këlsaj fatkeqësie do ta informojnë opinionin publik", tha Toshkovski. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан