Eksporti i industrisë turke të mbrojtjes vitin e kaluar ka arritur një rekord prej 7.2 miliardë dollarë
- Eksporti i sektorit të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë vitin e kaluar ka arritur në 7.2 miliardë dollarë, që paraqet një rritje prej 29 për qind në krahasim me vitin paraprak, njoftoi kreu i Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes Turke, Haluk Gjorgun, njofton Anadollu.
Ankara, 5 janar 2025 (MIA) - Eksporti i sektorit të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë vitin e kaluar ka arritur në 7.2 miliardë dollarë, që paraqet një rritje prej 29 për qind në krahasim me vitin paraprak, njoftoi kreu i Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes Turke, Haluk Gjorgun, njofton Anadollu.
Ky rezultat për 11 për qind e tejkaloi qëllimin vjetor të eksportit prej 6.5 miliardë dollarë. Sipas Gjorgunit, bashkëpunimi ndërkombëtar u ka mundësuar kompanive turke të eksportojnë produktet e tyre nëpër botë.
"Industria e mbrojtjes i është përkushtuar inovacionit dhe hapjes së horizonteve të reja. Do të vazhdojmë të thyejmë rekorde dhe të avancojmë fuqinë teknologjike të Turqisë", tha Gjorgun.
Fokusi mbetet ruajtja e trendit pozitiv dhe rritja e eksportit të produkteve me vlerë të lartë të shtuar. "Në vitin 2025 do të vazhdojmë me të njëjtën vendosmëri për të arritur rritje të qëndrueshme", shtoi ai
Foto: Arkivi