• среда, 08 јануари 2025

Makron: Programi bërthamor iranian po i afrohet pikës nga e cila nuk ka kthim

Makron: Programi bërthamor iranian po i afrohet pikës nga e cila nuk ka kthim

Paris, 6 janar 2025 (MIA) - Presidenti francez, Meanuel Makron sot deklaroi se programi kontestues iranian për pasurim të uraniumit po i afrohet "pikës nga e cila nuk ka kthim" dhe se partnerët evropianë të cilët marrin pjesë në një marrëveshje tashmë "të vdekur" bërthamore me Teheranin prej vitit 2015 duhet të mendojnë për vendosjen e sërishme të sanksioneve nëse nuk ka përparim me Teheranin.

Në konferencën vjetore me ambasadorët francezë, Makron e përhskruajti Iranin si "sfidën kryesore strategjike dhe të sigurisë" për Francën dhe Evropën.

"Përhspejtimi i programit bërthamor na sjellë pothuajse deri në pikën nga e cila nuk ka kthim", tha Makron.

Irani pohon se pasuron uranium për qëllime paqedashëse dhe e përforcon programin pasi që presidenti amerikan, Donalld Tramp e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja në vitin 2015 gjatë mandatit të tij të parë dhe sërish vendosi sanksione të ashpra amerikane ndaj Teheranit. ab/

Fotо: МIА arkivi

Остани поврзан