• среда, 08 јануари 2025

Izraeli demanton lajmin për një armëpushim të mundshëm me Hamasin

Izraeli demanton lajmin për një armëpushim të mundshëm me Hamasin

Tel Aviv, 8 janar 2024 (MIA) - Kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu i demanton pretendimet e mediave libaneze se janë duke u zhvilluar negociata për një armëpushim të mundshëm në kohëzgjatje prej gjashtë deri tetë javë, gjatë së cilës Izraeli do të merrte një listë me pengjet e gjalla.

Kabineti i Netanjahut, lajmin për negociata e vlesëroi si "një gënjeshtër të plotë" dhe "pjesë e luftës psikologjike" të Hamasit kundër familjeve izraelite të pengjeve dhe qytetarëve.

Sipas mediave libaneze të afërta me Hezbollahun, në negociatat për armëpushimin eventual po shqyrtohet mundësia që edhe Hamasi të lirojë pengjet dhe të dorëzojë listën e pengjeve të vdekur nëse dihen lokacionet ku gjenden trupat e tyre. Gjithashtu është duke u negociuar për rritjen e ndihmave humanitare për Rripin e Gazës dhe rindërtimin e sistemit shëndetësor.

"Izraeli do të punojë pa u lodhur për t'i kthyer të gjithë pengjet në shtëpi", theksohet në kumtesën nga Kabineti i Netanjahu. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

Остани поврзан