Trampi kërkoi nga Gjyka Supreme ta pezullojë shqiptimin e aktvendimit në rastin "Daniels"
- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, ka kërkuar nga Gjykata Supreme që të pezullojë aktvendimin për rastin e aktores së filmave për të rritur, Stormi Daniels.
Nju-Jork, 8 janar 2025 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, ka kërkuar nga Gjykata Supreme që të pezullojë aktvendimin për rastin e aktores së filmave për të rritur, Stormi Daniels.
Si-En-En-i raportoi se kërkesa e Trampit për ndërhyrje të menjëhershme erdhi vetëm një ditë pasi Gjykata e Apelit të Nju-Jorkut refuzoi kërkesën e tij për anulimin e shqiptimit të dënimit të tij, që është caktuar për të premten.
Avokatët e Trampit theksuan se anulimi është i domosdoshëm "që të parandalohet padrejtësi serioze dhe dëmtim të institucionit të presidencës dhe funksionimit të qeverisë federale".
Si përgjigje të kërkesës së Trampit, zëdhënësi i Prokurorit të Qarkut të Manhatan, Alvin Braga tha se përgjigja e prokurorit do të jetë në dokumentet e gjykatës.
Gjykata Supreme i kërkoi prokurorisë të japë deklaratë deri nesër në mëngjes.
Gjykatësi Huan Merkan, i cili e udhëheq gjykimin, e refuzoi kërkesën e Trampit për të shtyrë shqiptimin e aktvendimit.
Tramp u dënua në maj për falsifikim të dokumenteve afariste në lidhje me pagesat ndaj ish-avokatit të tij Majkëll Koen, i cili i pagoi Danielsit 130.000 dollarë për ta parandaluar publikisht të fliste për aferën e supozuar përpara zgjedhjeve të vitit 2016.
Trampi e mohoi aferën me aktoren porno.
Gjykatësi Merkan javën e kaluar e konfirmoi aktvendimin e Trampit.
Porota në Manhatan në maj e shpalli Trampin fajtor për 34 pika nga akuza për falsifikimin e të dhënave afariste për të fshehur pagesën.
Kjo ishte hera e parë që një president amerikan, i mëparshëm apo i tanishëm, të dënohet ose akuzohet për vepër penale.
Për falsifikim të librave afariste parashikohet dënim me burg deri në katër vjet, por dënimi me burg nuk është i detyrueshëm.
Foto: Arkivi i MIA-s