Sholc: Të gjitha vendet duhet ta respektojnë parimin e pacenueshmërisë së kufijve
- Kancelari gjerman, Olaf Sholc sot deklaroi se parimi i pacenueshmërisë së kufijve vlen për secilin vend, pa dallim se sa i fuqishëm është, dhe theksoi se liderët evropianë me "moskuptim" i presin komentet që vijnë nga SHBA-ja.
Berlin, 8 janar 2025 (MIA) - Kancelari gjerman, Olaf Sholc sot deklaroi se parimi i pacenueshmërisë së kufijve vlen për secilin vend, pa dallim se sa i fuqishëm është, dhe theksoi se liderët evropianë me "moskuptim" i presin komentet që vijnë nga SHBA-ja.
Presidenti i ri i zgjedhur amerikan, Donald Tramp dje në konferencë prë shtyp deklaroi se nuk e përjashton mundësinë që SHBA-ja të prëdorë forcë ushtarake për ta marrë kontrollin ndaj kanalit të Panamasë dhe Grenlandës. Grenlanda është territor autonom i Danimarkës, aleate shumëvjeçare e Amerikës, anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.
Sipas Trampit, kontrolli ameirkan ndaj Grenlandës dhe Kanalit të Panamasë është me rëndësi jetësore për sigurinë nacionale të SHBA-së.
Sholc informoi se sot ka bisedur me disa liderë evropianë, emrat e të cilëve nuk i përmendi, si dhe me kreun e Këshillit të Evropës. Ai theksoi se parimi shumëvjeçar qendror i së drejtës ndërkombëtare është se "kufijtë nuk mund të ndryshojnë me forcë", ndërsa presdienti rus, Vlladimir Putin e shkeli atë parim me invazionin në Ukrainë.
Sholc nuk e përmendi Trampin me emër dhe as diçka më hollësisht për komentet e tij. ab/
Foto: МIА arkivi