Ostin nga Ramshtajn: SHBA-ja do të dërgojë edhe 500 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin sot paralajmëroi se SHBA-ja do të dërgojë edhe 500 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Berlin, 9 janar 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin sot paralajmëroi se SHBA-ja do të dërgojë edhe 500 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
"Sot do t kumtoj për pako të re të ndihmës pej 500 milionë dollarëve për Ukrainën. Pakoja përfshin raketa për aeroplanë luftarak, pajisje për mirëmbajtje të F-16, sisteme të blinduara dhe armë të vogla dhe municion", tha ostin, duke e hapur takimin e Grupit të kontaktit në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani, transmetojnë mediumet amerikane.
Armët financohen përmes autorizimeve presidenciale për tërheqje të mjeteve nga buxheti, që do të thotë se mund të tërhiqen drejtpërdrejtë nga rezervat amerikane, ndërsa Pentagoni angazhohet që t'ia dërgojë Ukrainës para fundit të muajit", tha Ostin.
Ai shtoi se lufta e Ukrainës kundër invazionit rus është "e rëndësishme për të gjithë ne".
"Të gjithë ne kemi përgjegjësi të sigurojmë që autokratët të mos i vendosin ambiciet e veta imperialiste para të drejtave themelore të popujve të lirë dhe sovran", tha Ostin.
Në takim marrin pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski dhe ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov. ab/
Foto: ЕPА