Zelenski kërkon që partnerët të vendosin kontigjente ushtarake në Ukrainë
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot vlerësoi se vendosja e kontingjenteve ushtarake të vendeve partnere në Ukrainë është një nga mjetet më të mira për ta detyruar Rusinë për paqe.
Berlin, 9 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot vlerësoi se vendosja e kontingjenteve ushtarake të vendeve partnere në Ukrainë është një nga mjetet më të mira për ta detyruar Rusinë për paqe.
"Franca vitin e kaluar propozoi vendosjen e kontigjenteve nga partnerët në Ukrainë që të sillet paqe. Është e qartë për të gjithë, deri më sot të gjitha synimet e (Presidentit rus) Vladimir Putin kanë mbetur të njëjta. Ai dëshiron të shkatërrojë plotësisht Ukrainën dhe të na shkatërrojë të gjithëve, dhe për këtë arsye qëllimi ynë është të gjejmë sa më shumë mjete që të jetë e mundur për ta detyruar Rusinë drejt paqes, theksoi Zelenski në fillim të takimit të 25-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që po mbahet në bazën ajrore amerikane Ramshtajn, në Gjermani.
Ai theksoi për idenë franceze ka sinjale pozitive nga disa partnerë, veçanërisht nga Britania e Madhe.
"Duhet të ofrojmë mjete vërtet të forta", theksoi Zelenski.
Sipas tij, kundërofensiva e armatës ukrainase në rajonin rus të Kurskut është një nga fitoret më të mëdha të Ukrainës që nga fillimi i luftës.
"Shumë nga kërcënimet dhe deklaratat e forta të Rusisë rezultuan bllofe, veçanërisht pasi ukrainasit hynë në rajonin e Kurskut. Dhe jam i sigurt se edhe më shumë nga kërcënimet e tyre do të rezultojnë të jenë bllofe nëse të gjithë punojmë edhe më shumë së bashku për ta detyruar Rusinë për paqe", theksoi Zelenski.
Foto: EPA