Me nderime më të larta shtetërore në Uashington filloi varrimi i Xhimi Karter
- Ceremonia mortore për Presidentin e 39-të të SHBA-së, Xhimi Karter, filloi në Uashington me nderimet më të larta shtetërore sot, në orën 9 të mëngjesit sipas orës lokale, e ndjekur nga një shërbim i dytë dhe varrimi në qytetin e tij të lindjes, Plajns, Xhorxhia.
Uashington, 9 janar 2024 (MIA) - Ceremonia mortore për Presidentin e 39-të të SHBA-së, Xhimi Karter, filloi në Uashington me nderimet më të larta shtetërore sot, në orën 9 të mëngjesit sipas orës lokale, e ndjekur nga një shërbim i dytë dhe varrimi në qytetin e tij të lindjes, Plajns, Xhorxhia.
Në ceremoninë në Uashington marrin pjesë presidenti Xho Bajden, presidenti i zgjedhur Donald Tramp, si edhe ish-presidentët Bill Klinton, Xhporxh. Bush dhe Barak Obama. Presidenti Bajden do të mbajë fjalimin për nder të tij.
Trupi i ish-presidentit Karter do të dërgohet në Katedrale nga Kapitoli, ku publiku amerikan ka bërë nderimet e fundit për të që nga e marta.
Vizitorët e shumtë, ndër të cilët edhe zyrtarë të shumtë të zgjedhur dhe nënpresidentja Kamala Harris, theksuan arritjet dhe humanizmin e ish-presidentit 100-vjeçar, i cili vdiq muajin e kaluar.
Arkivoli i ish-presidentit i mbështjellë me flamur mbërriti në hollin e Kapitolit të martën, përpara funeralit shtetëror të ditës së sotme.
Në atë hapësirë madhështore - ku vetëm për rreth 50 amerikanë është bërë ky nderim i veçantë që nga viti 1852 - udhëheqësi i shumicës së Senatit, Xhon Thune, në një shërbesë të martën vonë, e përshkroi ish-presidentin Karter si: "Një veteran i marinës, fermer kikirikësh, guvernator i Xhorxhias. Dhe presidenti i SHBA-së. Mësues në shkollën e kishës. Fitues i çmimit Nobel. Mbrojtës për paqen dhe të drejtat e njeriut. Dhe para së gjithash, një shërbëtor besnik i krijuesit të tij dhe bashkëqytetarëve të tij".
Dhe nënpresidentja Harris, e cila një ditë më parë, në këtë ndërtesë, çertifikoi fitoren e presidentit të ardhshëm lartësoi politikën e ish-presidentit Karter.
"Ai ishte presidenti i parë i SHBA-së që kishte një politikë gjithëpërfshirëse energjetike, përfshirë sigurimin e një pjese të mbështetjes së parë federale për energjinë e pastër", tha ajo të martën. "Ai gjithashtu miratoi mbi dymbëdhjetë pjesë të mëdha të legjislacionit në lidhje me mbrojtjen e mjedisit. Dhe më shumë se dyfishoi madhësinë e parqeve kombëtare të Amerikës".
Karter, i cili shërbeu si presidenti i 39-të, vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare në shtëpinë e tij në Xhorxhias. Që atëherë, udhëtimi i tij i fundit e kaloi arkivolin e tij nëpër rrugët e ngushta të vendlindjes së tij të thjeshtë, qytezën Plajns, nëpër bulevardet e Atlantës, kryeqytetit të shtetit, dhe përmes qiejve në Uashingtonin me dëborë, për funeralin e tij shtetëror. mb/
Foto: MIA