• петок, 10 јануари 2025

Kelogu: Trampi nuk do t'i lëshojë pe Putinit

Kelogu: Trampi nuk do t'i lëshojë pe Putinit

Uashington, 9 janar 2024 (MIA) - Donald Trampi nuk ka ndërmend të bëjë lëshime ndaj Kremlinit dhe qëllimi i tij është të mbrojë Ukrainën, deklaroi mbrëmë gjenerali në pension Kit Kelog, i nominuar për përfaqësues special për Ukrainën në administratën e re të Trampit.

"Ai në fakt po përpiqet ta shpëtojë Ukrainën dhe sovranitetin e saj dhe dëshiron të sigurohet që është e drejtë dhe e ndershme, dhe këtë ka deklaruar shumë herë", deklaroi  Kelogu mbrëmë për televizionin "Foks njuz", duke komentuar deklaratat e Trampit në brifingun e tij më 7 janar. 

Kelogu theksoi se nuk dëshiron të flasë në emër të Trampit sepse presidenti i zgjedhur shpreh qëndrimet e tij në mënyrë të pavarur. Ai theksoi se ekipi i Trampit do të ketë mundësi më të mëdha për të vepruar pas inaugurimit, pasi zyrtarisht të marrë detyrën. 

 Sipas Kelogut, Trampi në një të ardhme të afërt mund të ofrojë një zgjidhje të pranueshme për t'i dhënë fund luftës. Përfaqësuesi special beson se kjo mund të bëhet brenda 100 ditëve.

Në konferencën e dytë për shtyp pas zgjedhjeve, Trampi ndër të tjera kritikoi presidentin aktual të SHBA-së, Xho Bajdenin, për politikën e tij ndaj Ukrainës. Sipas presidentit të zgjedhur, Shtëpia e Bardhë nën udhëheqjen e Bajdenit ka bërë shumë gabime në negociatat për hyrjen e mundshme të Kievit në NATO. Trampi konsideron se administrata e Bajdenit mund të ketë provokuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

 Kelog gjithashtu konsideron se është një gabim i madh që Bajdeni refuzon të hyjë në dialog me presidentin rus Vladimir Putinin.

 

 

Остани поврзан