• петок, 10 јануари 2025

Pashinjan: Vendimi për anëtarësimin e Armenisë në BE mund të merret vetëm olrmes referendumit

Pashinjan: Vendimi për anëtarësimin e Armenisë në BE mund të merret vetëm olrmes referendumit

 Jerevan, 9 janar 2025 (MIA) - Kryeministri i Armenisë, Nikoll Pashinjan në seancën e qeverisë prezantoi veprimet e mundshme për projektligjin për fillimin  e procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

 Ai deklaroi se Qeveria nuk ka vërejtje për miratimin e projektligjit, por kujtoi se vendimi për anëtarësim në BE mund të merret vetëm përmes referendumit.

 "Miratimi i ligjit nuk do të thotë fjalë për fjalë anëtarësimin e Armenisë në BE, sepse ky moment nuk mund të arrihet dhe vendimi nuk mund të merret përmes ligjit apo vendim qeverie. Marrja e një vendimi në këtë pikë mund të bëhet vetëm përmes referendumit, nuk ka zgjidhje tjetër", theksoi Pashinjan.

 Ai shtoi se "në çdo skenar, Armenia mund të bëhet anëtare e BE-së vetëm kur shpallet referendum dhe mblidhet numri i kërkuar i votave "pro" të parashikuara në Kushtetutë.

Pas miratimit të ligjit, Armenia dhe BE do të bisedojnë zhvillimin e një udhërrëfyesi, i cili do të përfshijë pozicionet e Bashkimit dhe Jerevanit. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан