• четврток, 09 јануари 2025

Janë mbyllur edhe dy institucione të Serbisë në Kosovë

Janë mbyllur edhe dy institucione të Serbisë në Kosovë

Prishtinë, 8 janar 2025 (MIA) - Policia e Kosovës sot e mbylli Drejtorinë tatimore në veri të Mitrovicës, e cila funksiononte në sistemin serb, për shkak të "aktiviteteve të paligjshme" dhe kompaninë për sigurim dhe risigurim "Dunav" për shkak se, siç u kumtua, nuk kishte licencë për punë të lëshuar nga institucionet e Kosovës.

Zëvendësdrrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin verior Veton Elshani deklaroi se për rastin ishte informuar prokurori kompetent, ndërsa të punësuarve në Drejtorinë tatimroe u është lejuar t'i marrin vetëm gjërat e veta personale, lajmëroi Beta.

Ndërkohë, në veri të Mitrovicës është mbyllur edhe filiali i sigurimeve "Dunav" për shkak të dyshimeve se ka punuar pa licencë.

Siç tha Elshani, policia në atë aksion u ka ndihmuar nëpunësve të Bankës qendrore të Kosovës, ndërsa është informuar edhe prokurori i cili rastin e ka karakterizuar si "keqpërdorim të veprimtarisë ekonomike". ab/

Foto: Fejsbuku i komunës së Mitrovicës 

Остани поврзан