Dy të vdekur, shumë të lënduar në zjarret në Los Angjelos, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme
- Dy persona e humbën jetën dhe shumë të lënduar nga zjarri "Iton" në afërsi të Pasadenës, Kaliforni, deklaruan sot nga shërbimi zjarrfikës i qarkut. Atje, në rrjedhë është evakuimi i rreth 32.500 banorë.
Uashington, 8 janar 2025 (MIA) - Dy persona e humbën jetën dhe shumë të lënduar nga zjarri "Iton" në afërsi të Pasadenës, Kaliforni, deklaruan sot nga shërbimi zjarrfikës i qarkut. Atje, në rrjedhë është evakuimi i rreth 32.500 banorë.
Territori, me zjarret që kapluan disa vendbanime në Los Angkelos, si elitaren Palisajds, tani është dyfishuar. Në Palisajds, nën urdhrin për evakuim janë 37.000 njerëz, prëderisa përafërsisht 15.000 objekte janë nën rrezik për t'u djegur. Zjarri filloi këtu para 24 orëve dhe u zgjerua në 2.950 akre (1.193 hektarë).
Si rezultat i zjarreve, guvernatori Gavin Njusam shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Kaliforni.
Shërbimet spitalore janë nën presion të madh të intervenojnë tek persona të cilët kanë pengesa në thithjen e smogut që, sipas raporteve të mediumeve, për shkak të erës u përhap në shumë pjesë të qytetit.
Shefi i policisë së Los Angkelosit deklaroi se erërat janë shkaku për përhapjen e shpejtë të zjarreve.
"Ata janë barrë tragjike në historinë tonë. Këtë deri më tani nuk e kam parë", deklaroi shefi Xhim Mekdonel.
Janari zakonisht është kohë me më së paku zjarre në Kaliforni.
Në brifingun për opinionin sot u tha se nga zjarret deri më tani janë shkatërruar mbi 1.100 objekte dhe ndërtesa. Gjithashtu janë lënduar disa zjarrfikës.
Rreth 3.000 persona janë evakuuar nga zjarri në rajonin Silmar. ab/
Foto: ЕPА