Forcat e armatosura turke në gjendje gatishmërie për një operacion të mundshëm ushtarak në Siri kundër militantëve të PKK-së, publikoi një gazetë turke
- Forcat e armatosura turke janë vënë në gjendje gatishmërie për një operacion të mundshëm ushtarak në Siri kundër militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), njoftoi gazeta turke "Turkije", duke iu referuar burimeve ushtarake.
Ankara, 9 janar 2025 (MIA) - Forcat e armatosura turke janë vënë në gjendje gatishmërie për një operacion të mundshëm ushtarak në Siri kundër militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), njoftoi gazeta turke "Turkije", duke iu referuar burimeve ushtarake.
Sipas mediave turke, forcat e armatosura turke së bashku me armatën siriane po planifikojnë një operacion "të madh" ushtarak kundër militantëve të PKK-së, nëse Perëndimi bën "kërkesa të reja".
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dy ditë më parë tha se Ankara u ka vendosur "ultimatum" militantëve të PKK-së në Siri dhe paralajmëroi se nëse thirrjet për negociata injorohen, veprimi ushtarak mund të "bëhet urgjent".
Gazeta turke "Huriet" thekson se Ankaraja është e përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm, përfshirë mundësinë e aksionit ushtarak. Në fund të nëntorit 2024, grupet e armatosura të opozitës në Siri filluan një ofensivë të madhe kundër pozicioneve të ushtrisë siriane dhe më 8 dhjetor, ata hynë në Damask.
Mediat turke publikuan se presidenti sirian Bashar al Asaj ka dhënë dorëheqjen dhe ishte larguar nga vendi, ndërsa Mohamed al-Bashir, lideri i të ashtuquajturës Qeveria e Shpëtimit në provincën Idlib, u emërua kreu i përkohshëm i qeverisë siriane më 10 dhjetor.
Konfliktet midis Turqisë dhe PKK-së kanë vazhduar që nga viti 1984 dhe janë intensifikuar në vitin 2015. Pas shpërthimit të krizës siriane në vitin 2011, Forcat Demokratike Siriane (SDF) krijuan një administratë autonome në territoret që ata kontrollojnë në provincat siriane Alepo, Al-Hasaka, Raka dhe Deir ez-Zor. Turqia ka paralajmëruar vazhdimisht se nëse PKK vazhdon aktivitetet e saj në territorin sirian, ajo do të nisë veprime ushtarake për të parandaluar forcimin e autonomisë kurde në rajon, të cilën e konsideron një kërcënim për sigurinë e saj. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s