• петок, 10 јануари 2025

Ostin: Ushtria amerikane duhet të mbetet në Siri që të kundërshtojë grupin Shteti Islamik

Ostin: Ushtria amerikane duhet të mbetet në Siri që të kundërshtojë grupin Shteti Islamik

Uashington, 9 janar 2025 (MIA) – SHBA-ja duhet të ketë prani ushtarake në Siri që ta pengojnë grupin SHI përsëri të paraqitet si kërcënim pas rënies së qeverisë së Bashar al Asadit, deklaroi sekretari amerikan i mbrojtjes, Llojd Ostin. 

Aty ende nevojiten forca amerikane, fillimisht për siguri të kampeve për dhjetëra mijëra ish luftëtarë të SHI dhe familje të tyre, tha shefi i Pentagonit në një nga intervistat e fundit për mediat amerikane. 

Sipas vlerësimeve të ndryshme, në mes 8.000 dhe 10.000 luftëtarë të grupit janë në kampe, ndërsa të paktën 2.000 e tyre besohet se janë shumë të rrezikshme. 

“Qëndrimi im është se nëse Siria është e pambrojtur, luftëtarët e ISIS-it përsëri do të bëhen një nga rrymat kryesore”, tha Ostini në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani, ku arriti të bisedojë për ndihmën ushtarake për Ukrainën me rreth 50 vende të tjera partnere. Ai ka përdorur akronim tjetër për grupin Shteti Islamik (“Shteti Islamik në Irak dhe Levant”, IDIL).

Në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë, presidenti i sapozgjedhur i SHBA Donald Tramp u përpoq të tërhiqte të gjitha forcat amerikane nga Siria, gjë që shkaktoi dorëheqjen e ish sekretarit të Mbrojtjes Xhim Matis. Muajin e kaluar, gjatë ofensivës së grupit Hajat Tahrir al-Sham kundër Asadit, Trampi njoftoi në mediat sociale se ushtria e Uashingtonit duhet të qëndrojë jashtë konfliktit.

SHBA-ja po mban kontingjent prej rreth 2.000 ushtarëve në Siri, detyra e të cilit është që të luftojnë kundër Shtetit Islamik. Kjo është shumë më shumë se akuzat me vite të përfaqësuesve zyrtarë, sipas të cilëve numri është 900 persona. Ata ishin dërguar në Siri në vitin 2015, pasi grupi radikal mori pjesë të mëdha nga ky vend i Lindjes së Mesme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан