• петок, 10 јануари 2025

Lajçak diskutoi me Gutereshin për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së

Lajçak diskutoi me Gutereshin për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së

Nju-Jork, 9 janar 2025 (MIA) - I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, kumtoi sot se ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guteresh për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së.

“Është një nder i madh për mua të takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guteresh. Më pëlqeu biseda jonë për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së dhe vlerësoj njohuritë dhe vlerësimet e tij”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Iks.

Ai foli më parë në Nju Jork me zëvendëssekretaren e përgjithshme të OKB-së për çështje politike dhe paqësore, Rozmari Di Karlo për Ballkanin Perëndimor, zhvillimet rajonale dhe dialogun Prishtinë-Beograd. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан