Dy trupa janë gjetur në pjesën e gomave të një aeroplani pasagjerësh që ateroi në Florida
- Dy trupa janë gjetur në pjesën e gomave në aeroplanin e kompanisë ajrore "JetBlue", në aeroportin ndërkombëtar Forth Loderdejl të Floridës.
Uashington, 6 janar 2025 (MIA) - Dy trupa janë gjetur në pjesën e gomave në aeroplanin e kompanisë ajrore "JetBlue", në aeroportin ndërkombëtar Forth Loderdejl të Floridës.
Ky është rasti i dytë i ngjashëm në SHBA gjatë muajit të kaluar.
Trupat janë gjetur të hënën gjatë kontrollit standard pas aterimit të aeroplanit, lajmëruan mbrëmë disa mediume amerikane. Aeroplani ka fluturuar nga aeroporti ndërkombëtar Kenedi në Nju-Jork.
Nga kompania ajrore kumtuan se po kryhet hetim për rrethanat nën të cilat personat e vdekur janë gjetur në aeroplan. Punonjësit shëdnetësorë konstatuan vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes, kumtoi zyra e sherifit të qarkut Broduard, duke cekur se bëhet fjalë për burra.
Sipas ueb-faqes FlightAware.com, para fluturimit Nju-Jork - Forth Loderdejl, aeroplani paraprakisht ka qëndruar në Kingston të Xhamajkës dhe Solt Lejk Siti, shteti federal Jutah. Supozohet se personat janë ngjitur në aeroplan në Xhamajkë.
Nga fundi i dhjetorit një trup u gjet në pjesën e gomave të aeroplanit të "Junajted Erllajns", që fluturonte nga Çikago drejt Havait. ab/
foto: Skrinshot