Lufthanza planifikon të punësojë 10.000 punëtorë këtë vit
- Gjigandi gjerman i aviacionit Lufthanza sot njoftoi se planifikon deri në fund të vitit të punësojë rreth 10.000 punëtorë të rinj në mbarë botën, që është dukshëm më pak se në vitin 2024, kur grupi punësoi rreth 13.000 punëtorë, theksohet në kumtesën e kompanisë.
Berlin, 8 janar 2025 (MIA) - Gjigandi gjerman i aviacionit Lufthanza sot njoftoi se planifikon deri në fund të vitit të punësojë rreth 10.000 punëtorë të rinj në mbarë botën, që është dukshëm më pak se në vitin 2024, kur grupi punësoi rreth 13.000 punëtorë, theksohet në kumtesën e kompanisë.
Numri i përgjithshëm i të punësuarve në Lufthanza duhet të rritet madje edhe pas zbritjes së numrit të atyre që largohen, tha zëdhënësi.
Grupi më i madh evropian i aviacionit sipas të ardhurave aktualisht punëson më shumë se 100.000 njerëz në 90 vende të botës.
Në vitin 2025, ata kanë për qëllim të punësojnë më shumë se 2.000 ekuipazh kabine, rreth 800 pilotë, më shumë se 1.400 personel tokësor, rreth 1.300 ekspertë teknikë dhe 1.200 punonjës të departamentit administrativ.
Më shumë se gjysma e punëtorëve të rinj do të punësohen në Gjermani, vëren kompania.
Më pak punëtorë se në vitin 2024 do të punësohen në "Lufthanza ervejs", e cila aktualisht është në një program për uljen e shpenzimeve.
Lufthanza është një punëdhënës tërheqës, me shumë profile dhe karriera të ndryshme pune dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Vetëm vitin e kaluar morëm 350.000 aplikime në të gjithë grupin dhe punësuam më shumë se 13.000 të punësuar, tha anëtari i këshillit ekzekutiv të Lufthanzës dhe kreu i resurseve njerëzore Majkëll Nigeman.
Foto: Arkivi i MIA-s