• четврток, 09 јануари 2025

Në sulmet izraelite ajrore në Gazë u vranë të paktën pesë persona, në mesin e të cilëve dy foshnja

Në sulmet izraelite ajrore në Gazë u vranë të paktën pesë persona, në mesin e të cilëve dy foshnja

Gazë, 8 janar 2025 (MIA) – Në sulmet ajrore izraelite u vranë të paktën pesë persona në Gazë, duke përfshirë edhe dy foshnja, njoftuan sot autoritetet shëndetësore palestineze. 

Një raketë goditi një shtëpi në qytetin qendror Deir al Balah, me çka u vranë dy burra dhe një grua, njoftoi spitali Al Aksa. 

Spitali njoftoi se e ka pranuar edhe trupin e djalit katërmuajsh i cili ishte vrarë në sulm në shtëpinë e tij familjare në kampin e afërt të refugjatëve Bureij. 

Në qytetin Gazë një foshnjë trejavëshe është vrarë në sulm ajror në një shtëpi në lagjen Sheik Radvan, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, e cila është nën kontroll të Hamasit. 

Ushtria izraelite thotë se është e drejtuar vetëm drejt militantëve, të cilët i akuzon se fshihen në mesin e civilëve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан