• четврток, 09 јануари 2025

Rasti i parë më metapneumovirus në Greqi, kompetentët qetësojnë se nuk ka hapësirë për panik

Rasti i parë më metapneumovirus në Greqi, kompetentët qetësojnë se nuk ka hapësirë për panik

Athinë, 8 janar 2025 (MIA) – Në Selanik është konfirmuar rasti i parë i metapneumovirusit të njeriut HMPV, siç njoftuan mediat, te një burrë 71-vjeçar, i cili është hospitalizuar, përderisa sipas epidemiologëve grekë dhe ministrit të Shëndetësisë, nuk ka hapësirë për panik, sepse siç sqarojnë, bëhet fjalë për virus të njohur mbi 20 vjet, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Mediat greke njoftuan se burri ishte infektuar nga vajza e tij e cila ishte në Kinë në pushim, ku për momentin ekziston epidemia e metapneumovirusit. 

Në intervistë për televizionin grek “Antena” ministri i shëndetësisë Adonis Georgiadis tha se “nuk ekziston kurrfarë arsye për shqetësim”, sepse bëhet fjalë për virus të njohur, por edhe sqaroi se kanë kërkuar analizë themelore të rastit të konfirmuar që të shihet nëse ndoshta bëhet fjalë për lloj që nuk është i njohur ose nëse ka disa karakteristika të rrezikshme. 

“Metapneumovirusi nuk është diçka e re, siç ishte Kovidi në vitin 2019, kur filloi nga Kina. Bëhet fjalë për virus të njohur i cili sulmon njerëz me shëndet të dëmtuar ose fëmijë të vegjël, të cilët ende nuk kanë zhvilluar imunitet”, sqaroi Georgiadis. 

Profesori i epidemiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Athinë, Gigas Majorkinis për televizionin shtetëror ERT theksoi se metapneumovirusi është “virus për të cilin dimë të paktën nga viti 2001 dhe për të cilin studimet treguan se ekziston me dekada” dhe se për momentin, nuk është veçanërisht i rrezikshëm, “edhe pse mund të marrë shumë fëmijë, si dhe njerëz të cilët u takojnë grupeve me rrezik të lartë, në spital”. 

“Një studim tregoi se antitrupat për virusin janë zbuluar nga viti 1958. Gjithashtu, hulumtimet treguan se në Holandë ishin infektuar të gjithë fëmijët e moshës deri pesë vjet, që nënkupton se ai është virus që sipas gjitha gjasave të gjithë e kemi kemi kaluar kur kemi qenë të vegjël dhe nuk është diçka e re”, theksoi Majorkinis. 

Profesori sqaroi se nuk ekziston vaksinë ose trajtim specifik për HMPV, sepse konsiderohet se shkakton infektim relativisht të lehtë respirator dhe nuk bëhet fjalë për virus serioz. 

Duke e komentuar shqetësimin që ekziston për shkak të rasteve në Kinë, theksoi se pa nevojë por merr përmasa të gjera dhe krijon panik sepse “në bazë të të dhënave që ekzistojnë, sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për „hype“ në rrjetet sociale, pa pasur bazë të vërtetë”. fc/

 

Остани поврзан