Janë mbyllur shkollat në Los Anxhelos për shkak të kërcënimit nga zjarri
- Zyra për arsim e qarkut Los Anxhelos sot kumtoi se shkollat në 19 qarqe në atë pjesë të Kalifornisë sot janë mbyllur për shkak të përhapjes së zjarreve pyjore. Më shumë se 30.000 njerëzve u është dhënë urdhër të evakuohen nga Kalifornia Jugore pasi ka shpërthyer zjarr pyjor në lagjen Pacifik Palisades në afërsi të Los Anxhelosit, me ç'rast deri tani një grua zjarrfikëse u lëndua rëndë, ndërsa disa të tjerë kaluan me të djegura, njoftoi Ej-Bi-Si Njuz.
Los Anxhelos, 8 janar 2025 (MIA) - Zyra për arsim e qarkut Los Anxhelos sot kumtoi se shkollat në 19 qarqe në atë pjesë të Kalifornisë sot janë mbyllur për shkak të përhapjes së zjarreve pyjore. Më shumë se 30.000 njerëzve u është dhënë urdhër të evakuohen nga Kalifornia Jugore pasi ka shpërthyer zjarr pyjor në lagjen Pacifik Palisades në afërsi të Los Anxhelosit, me ç'rast deri tani një grua zjarrfikëse u lëndua rëndë, ndërsa disa të tjerë kaluan me të djegura, njoftoi Ej-Bi-Si Njuz.
Të paktën 220.916 shfrytëzues janë pa rrymë në qarkun Los Anxhelos për shkak të zjarrit, i cili përfshiu më shumë se 2.900 hektarë tokë. Për shkak të erërave të fuqishme në Santa Ana, zjarri në Pacifik Palisades po përhapet me shpejtësi prej pesë fushave të futbollit në një minutë.
Rezidenca e nënpresidentes së SHBA-së, Kamala Harris gjendet në pjesën lindore të zonës për evakuim për shkak të zjarrit që shpërtheu në Pacifik Palisades, provincë e Los Anxhelosit, njoftuan mediumet amerikane. bsh/
Foto: MIa arkiv