• среда, 08 јануари 2025

Në Kongo rreth 170 të burgosur do të ekzekutohen për shkak të plaçkitjeve të armatosura

Në Kongo rreth 170 të burgosur do të ekzekutohen për shkak të plaçkitjeve të armatosura

Kinshasa, 6 janar 2025 (MIA) - Mbi 170 të burgosur, të dënuar me vdekje, janë zhvendosur nga kryeqyteti i Kongos në një burg tjetër në veri të vendit, ku do të ekzekutohen, kumtuan autoritetet e Kongos.

"Shtatëdhjetë të burgosur janë transportuar dje", tha ministri i Drejtësisë i Kongos, Konstant Mutamba, ndërsa edhe 102 të burgosur tashmë janë dërguatr në burgun Angenga në provincën veriore Mongala.

Të burgosurit janë dënuar për plaçkitje të armatosur dhe lokalisht janë të njohur si "kulunë" apo "banditë urban".

Ata janë të moshës mes 18 dhe 35 vjeç, thuhet në kumtesën e Mutambas.

Disa qytetarë të Kongos e përshëndetën masën si mjet të kthimit të rendit dhe sigurisë në qytete, përderisa të tjerë janë të shqetësuar për rrezikun nga keqpërdorimi dhe shkleja e të drejtave të njeriut. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан