• среда, 08 јануари 2025

Presidenti kinez Si Xhinping bën thirrje në luftë vendimtare kundër korrupsionit

Presidenti kinez Si Xhinping bën thirrje në luftë vendimtare kundër korrupsionit

Pekin, 6 janar 2025 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping ka bërë thirrje për fitore vendimtare në luftën e ashpër, afatgjatë dhe gjithnjë e më të pranishme kundër korrupsionit.

Ai tha se janë bërë përpjekje të paprecedentë për të promovuar qeverisjen e plotë dhe strikte partiake dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat po japin rezultate.

"Korrupsioni është kërcënimi më i madh për partinë dhe lufta kundër tij është forma më e thellë e vetë-reformimit. Duke u përballur me sfida të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, Partia Komuniste Kineze mbetet e përkushtuar për të hetuar dhe trajtuar të gjitha rastet e korrupsionit për të ruajtur integritetin e zyrtarëve", tha Si Xhinping. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан