• петок, 12 декември 2025

DPHM: Mëngjesi më i ftohtë në Berovë

DPHM: Mëngjesi më i ftohtë në Berovë

Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Mëngjesi më i ftohtë në Berovë, katër gradë nën zero. 

Siç informon DPHM-ja, temperatura minus sot në mëngjes është matur edhe në Shkup-Petrovec dhe Manastir (-3), Tetovë, Shtip dhe Strumicë (-2) dhe Kriva Pallankë, Demir Kapi dhe Hanet e Mavrovës (-1). 

Zero gradë janë matur në Prilep, Veles, Kavadar dhe Gjevgjeli, 1 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Ohër dhe Pretor, 2 gradë në Vinicë, Krushevë dhe në Kodrën e Diellit dhe 5 gradë në Kumanovë. 

Sipas parashikimit të DPHM-së, sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare të mëngjesit. Në orët e mëngjesit në disa vende do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të rritura të cilat gjatë ditës do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e fuqishme e kohëpaskohshme nga drejtimi veriperëndimor.  

Temperatura makimale do të jetë në interval prej 10 deri në 15  gradë. 

Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.  Temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан