Dogana ka sekuestruar 780 kilogramë duhan në një aksion të madh në Manastir dhe Resnjë, tre persona do të përgjigjen penalisht
- Sektori për Kontroll dhe Hetime në Drejtorinë e Doganave në aksionin më të madh të kryer në Manastir dhe Resnjë ka sekuestruar 780 kilogramë duhan të prerë me vlerë të përgjithshme prej 3.4 milionë denarë.
Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Sektori për Kontroll dhe Hetime në Drejtorinë e Doganave në aksionin më të madh të kryer në Manastir dhe Resnjë ka sekuestruar 780 kilogramë duhan të prerë me vlerë të përgjithshme prej 3.4 milionë denarë.
Siç njoftoi sot Drejtoria Doganore, në aksion janë kryer bastisje në shtëpi dhe hapësira, ndërsa janë kryer edhe kontrolle në tregjet e qytetit.
"Tre autorë do të përgjigjen penalisht, ndërsa një person do të dënohet për kundërvajtje. Në procedurën para hetimore nga këto vepra është konstatuar dëm i drejtpërdrejtë i Buxhetit në një vlerë prej 2.8 milionë denarë", thuhet në njoftim.
Nga Dogana sqarojnë se më 13.12.2024 pas urdhrit të lëshuar për bastisjen e shtëpisë dhe objekteve të tjera ndihmëse nga Gjykata Themelore në Resnjë, inspektorët e Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve kanë kryer bastisje në objektet ndihmëse që përdoreshin si dyqan nga personi S.T. nga Resnja. Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 259 kilogramë duhan i prerë. Janë kryer edhe kontrolle në tregun e qytetit ku nga personi R.N. nga Resnja janë marrë 100 kilogramë duhan i prerë.
Të njëjtën ditë, pas urdhrit të lëshuar për bastisjen e një shtëpie dhe objekteve tjera ndihmëse nga Gjykata Themelore në Manastir, është kryer bastisje në objekte ndihmëse që përdoreshin si garazhe nga ana e personit GJ. K. ku u gjetën rreth 283 kilogramë duhan i prerë. Po ashtu, gjatë kontrolleve në tregun e qytetit në Manastir, të njëjtit person i janë marrë edhe 88 kilogramë duhan i prerë, si dhe 49 kilogramë duhan i prerë shtesë nga personi T.N. qa/
Foto: Drejtoria e Doganave