Departamenti i Shtetit: Trampi hodhi poshtë idenë për administratë të huaj në Ukrainë
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp është kundër idesë së presidentit rus Vladimir Putin për të krijuar një administratë të huaj në Ukrainë nën kujdesin e KB-së dhe vendeve perëndimore, deklaroi Tami Brus, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Uashington, 1 prill 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp është kundër idesë së presidentit rus Vladimir Putin për të krijuar një administratë të huaj në Ukrainë nën kujdesin e KB-së dhe vendeve perëndimore, deklaroi Tami Brus, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.
Po, e dimë që Rusia propozoi një administratë të përkohshme në Ukrainë, por Presidenti Tramp nuk e miratoi atë ide. Ukraina është një demokraci kushtetuese dhe qeverisja e saj përcaktohet nga Kushtetuta dhe populli ukrainas", tha mbrëmë Brus në një konferencë për shtyp.
Sipas saj, Uashingtoni ka për qëllim të vazhdojë të punojë me Moskën dhe Kievin për zgjidhjen paqësore të konfliktit, me qëllim që "të sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve". Në ktë rast, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit theksoi se në këto negociata të dyja palët duhet "të marrin vendime dhe kompromise të vështira".
Edhe nga Shtëpia e Bardhë theksuan se Tramp nuk i pranon deklaratat e fundit të presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës.
"Ai foli për atë që, sipas tij, duhet të ndodhë që konflikti të përfundojë. Vazhdon të punojë shumë për këtë", tha dje zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kerolin Livit. Më herët, Tramp tha në një intervistë për En-Bi-Si deklaroi se ka qenë "shumë i ashpër" dhe "zemëruar" pasi Putin vuri në dyshim legjitimitetin e Zelenskit dhe sugjeroi diskutimin e krijimit të një administrate të huaj në Ukrainë. Ai kërcënoi me sanksione dytësore për importin dhe përdorimin e naftës ruse.
Foto: Arkivi i MIA-s