Departamenti i Shtetit i vlerësoi si konstruktive konsultimet mes SHBA-së dhe Rusisë
- Në konsultimet e sotme mes SHBA-së dhe Rusisë në Stamboll, të dy delegacionet bënë përpjekje për të zyrtarizuar një marrëveshje për qasje në shërbimet bankare për diplomatët e të dy vendeve, theksohet në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

Uashington, 10 prill 2025 (MIA) - Në konsultimet e sotme mes SHBA-së dhe Rusisë në Stamboll, të dy delegacionet bënë përpjekje për të zyrtarizuar një marrëveshje për qasje në shërbimet bankare për diplomatët e të dy vendeve, theksohet në kumtesën e Departamentit të Shtetit.
Gjithashtu, konsultimet e sotme vlerësohen si konstruktive.
Në kumtesën theksohet se SHBA-ja ka shprehur shqetësim për rregullat e Rusisë, sipas të cilave u është ndaluar stafit lokal të punojë në ambasadën amerikane në Moskë.
Delegacionet në konsultimet e sotme janë pajtuar që së shpejti të mbahet një takim tjetër.
Konsultimet e sotme kushtuar normalizimit të punës së përfaqësive diplomatike zgjatën gjashtë orë.
Delegacioni rus udhëhiqej nga ambasadori rus në SHBA, Aleksandar Darçiev, ndërsa delegacioni amerikan nga zëvendësndihmës sekretarja shtetëtore për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Sonata Kulter .
Raundi i parë i konsultimeve ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së në Stamboll u zhvillua më 27 shkurt. Në atë kohë biseda me dyer të mbyllura zgjati më shumë se gjashtë orë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s