• петок, 23 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski: Rusia sistematikisht rekruton shtetas kinezë për luftën në Ukrainë

Zelenski: Rusia sistematikisht rekruton shtetas kinezë për luftën në Ukrainë

Kiev, 10 prill 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi se Rusia zbaton “aktivitet sistematik” për rekrutim të shtetasve kinezë në armatën e saj për luftë kundër Ukrainës. 

Zelenski, i cili sot është për vizitë në Republikës e Afrikës së Jugut, në rrjetin social Iks shkroi se ky nuk është rast i izoluar, por pjesë e një plani më të gjerë i cili zhvillohet në territorin nën juridiksionin kinez. 

“Ne vazhdojmë të hetojmë të gjitha rrethanat rreth përfshirjes së qytetarëve kinezë në forcat pushtuese ruse. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës po kryen veprimet e nevojshme procedurale me të burgosurit që u kapën së fundmi në rajonin e Donjeckut. Në të njëjtën kohë, të gjitha informacionet për përfshirjen e personave të tjerë të tillë në veprimet e Rusisë kundër Ukrainës janë duke u hetuar. Është kristal e qartë se këto nuk janë raste të izoluara, por përpjekje sistematike ruse, veçanërisht në territor dhe brenda juridiksionit të Kinës, për të rekrutuar shtetas të atij vendi për luftë. Duhet bërë gjithçka e nevojshme për të siguruar që Rusia të mos ketë mundësi të tilla dhe të ngjashme për të vazhduar dhe zgjeruar luftën”, shkroi Zelenski.

Deklarata vjen dy ditë pas informacionit se forcat ukrainase kanë robëruar dy luftëtarë kinezë të cilët luftuan në anën e Rusisë në Ukrainën lindore. Sipas Zelenskit, gjithsej gjashtë shtetas kinezë morën pjesë në atë betejë. 

Autoritetet kineze e vlerësuan sot deklaratën e presidentit ukrainas Volodomir Zelenski se Pekini e ka ditur se Rusia rekruton ushtarë kinezë që të luftojnë në Ukrainë si “të papërgjegjshëm”. 

Zelenski tha dy ditë më parë se Kievi ka informacione se 155 qytetarë kinezë po ndihmojnë Moskën në pushtimin e saj. Ndërsa, një ditë më parë, ajo njoftoi se ushtria ukrainase kishte kapur dy ushtarë kinezë në Donjeck. Presidenti ukrainas pretendon se Kina e dinte që Rusia po rekrutonte dhjetëra qytetarë të saj. Sipas tij, Rusia po tërheq edhe vende të tjera në luftë. Dje, inteligjenca ukrainase njoftoi se të paktën 155 shtetas kinezë po luftojnë aktualisht në anën e ushtrisë ruse.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lin Xhian sot theksoi se i këshillon “palët relevante të kenë pikëpamje korrekte dhe të mençur për rolin e Kinës dhe të mos japin deklarata të papërgjegjshme”. fc/

Foto: Printskrin

 

Остани поврзан