Negociatat bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit hyjnë ë fazë kritike
- Negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit për programin kontrovers bërthamor iranian duhet të hyjnë në fazë vendimtare me takim në kryeqytetin italian.
Romë, 23 maj 2025 (MIA) - Negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit për programin kontrovers bërthamor iranian duhet të hyjnë në fazë vendimtare me takim në kryeqytetin italian.
Në Romë në raundin e pestë të bisedimeve priten edhe i dërguari special amerikan Stiv Vitkof dhe ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi.
Shteti ishull Oman ndërmjetëson mes dy vendeve.
SHBA-ja kërkon që qeveria iraniane ta ndalojë plotësisht pasurimin e uraniumit, të cilin Uashingtoni e konsideron si masë të domosdoshme për parandalim të përhershëm të zhvillimit të armëve bërthamore.
Teherani e hodhi poshtë këtë kërkesë, por tregoi gatishmëri që sërish ta kufizojë programin dhe të lejjojë kontrolle më të ashpra.
Dy palët fillimisht shprehën optimitëm në fillim të bisedimeve. Megjithatë, por takimi i paradokohshëm në kryeqendrën omane, Muskat, janë paraqitur dallime të mëdha rreth çështjes qendrore për pasurimin e uraniumit.
Ekspertët thonë se bisedimet tani janë në gjendje kritike, transmeton DPA. mb/
Foto: MIA