Bashkimi Evropian ka vazhduar regjimin pa viza për transportin e mallrave me Ukrainën deri në fund të vitit 2025
- Bashkimi Evropian sot ka vazhduar regjimin pa viza për transportin e mallrave me Ukrainën deri në fund të vitit, kumtoi kryeministri ukrainas, Denis Shmihal.

Kiev, 10 prill 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian sot ka vazhduar regjimin pa viza për transportin e mallrave me Ukrainën deri në fund të vitit, kumtoi kryeministri ukrainas, Denis Shmihal.
Marrëveshja, e cila është vazhduar për herë të katërt që nga viti 2022, ndihmon në përshpejtimin e eksportit të Ukrainës në BE, me lehtësimin e kërkesave burokratike dhe duke shmangur vonesat doganore, njofton Kiev Independent.
Eksportuesit ukrainas mund të lëshojnë deklarata tranziti në vendin e tyre dhe të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa kurrfarë pengesash, shtohet në kumtesë. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s