Tramp: Ata janë shumë afër marrëveshjes për armëpushim në Gazë
- Marrëveshja për armëpushim në Gazë është "shumë afër", deklaroi mbrëmë presidenti amerikan, Donald Tramp, pasi paraprakisht Izraeli e detyroi Hamasin palestinez ta pranojë propozimin e përkrahur nga SHBA-ja.
Uashington, 31 maj 2025 (MIA) - Marrëveshja për armëpushim në Gazë është "shumë afër", deklaroi mbrëmë presidenti amerikan, Donald Tramp, pasi paraprakisht Izraeli e detyroi Hamasin palestinez ta pranojë propozimin e përkrahur nga SHBA-ja.
"Ata janë shumë afër marrëveshjes për Gazën", deklaroi Tramp para gazetarëve në Dhomën ovale në Shtëpinë e Bardhë.
"Do t'ju informojmë më vonë sot apo nesër. Kemi gjasa të mira ta arrijmë këtë", shtoi presidenti amerikan. bsh/
Foto: MIa arkiv