• вторник, 20 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kontra-tarifat evropiane do ta kushtojnë ekonominë amerikane 22 miliardë euro

Kontra-tarifat evropiane do ta kushtojnë ekonominë amerikane 22 miliardë euro

Bruksel, 10 prill 2025 (MIA) - Masat, vendosjen e të cilave dje e aprovuan vendet anëtare të BE-së si përgjigje ndaj tarifave amerikane për importet e çelikut dhe aluminit nga Bashkimi që arrijnë 25 për qind, do ta kushtojnë ekonominë e SHBA-së shpenzime shtesë prej rreth 22 miliardë euro.

Sipas korrespondentit të MIA-s në Bruksel, këto masa parashikojnë tarifa prej 10 deri në 25 për qind për importet në BE të një sërë produktesh amerikane, duke përfshirë duhanin, motoçikletat, shpendët, çelikun dhe aluminin.

Një pjesë më e vogël e kontra-tarifave evropiane do të hyjë në fuqi më 15 prill, shumica e tyre do të zbatohen nga 16 maji dhe ato të mbetura, përfshirë sojën dhe arrat, do të zbatohen nga 1 dhjetori.

Një vendim i tillë bazohet në qëndrimin e BE-së se po përpiqet që masat e saj t'i shkaktojnë dëme minimale ekonomisë evropiane, e për të pasur efekt maksimal ndaj SHBA-së, duke i siguruar kështu Bashkimit pozicionin maksimal të mundshëm të fortë në negociatat me Uashingtonin për të shmangur një luftë tregtare.

Vendimi erdhi pasi Presidenti amerikan Donald Tramp hodhi poshtë propozimin e BE-së për të hequr tarifat për të gjitha mallrat industriale të tregtuara nga Bashkimi dhe SHBA-ja, duke këmbëngulur më tej që blloku "të blejë më shumë gaz të lëngshëm natyror amerikan (GLN)".

Për vendosjen e kontra-masave ndaj tarifave amerikane votuan 26 vende anëtare të BE-së, ndërsa vetëm Hungaria votoi kundër. Për miratimin e vendimit nevojitej "shumicë të kualifikuar", respektivisht mbështetje nga të paktën 15 vende anëtare të BE-së në të cilat jetojnë mbi 65 përqind të popullsisë së përgjithshme të bllokut.

Komisioni Evropian fillimisht propozoi kontra-masa, vlera e përgjithshme e të cilave do ta kushtonte ekonomisë amerikane 26 miliardë euro, por më vonë rishikoi listën e mallrave amerikane që do t'i nënshtroheshin tarifave të reja. Ndër mallrat "e hequra" ishte edhe burboni, i cili po vlerësohet si një hakmarrje pas kërcënimit të Trampit për të vendosur tarifa 200 për qind për produktet e alkoolit nga BE nëse Brukseli doganon uiskin amerikan.

Sipas të dhënave të BE-së, tarifat amerikane për importet e mallrave nga BE-ja arrijnë vlerë prej rreth 370 miliardë euro, që është në nivelin e rreth 70 për qind të eksporteve të përgjithshme evropiane në SHBA.

Siç paralajmëroi të hënën Zëdhënësi i KE-së për Sigurinë Ekonomike, Tregtinë, Shërbimet Financiare dhe Tarifat. Olof Gill, javën e ardhshme Komisioni do të prezantojë edhe propozim për reagim ndaj tarifave amerikane prej 25 për qind për automobilat dhe të ashtuquajturat tarifat reciproke prej 25 për qind për importin e të gjitha mallrave nga BE-ja.

Gill theksoi se pas publikimit të propozimit, KE do të zhvillojë konsultime me vendet anëtare dhe industrinë evropiane, pas çka do të propozojë masat përfundimtare që duhet të miratohen nga shtetet anëtare. Sipas burimeve të KE-së, e gjithë kjo procedurë për miratimin e masave duhet të përfundojë deri në mes të majit.

"Nuk duam të shkojmë fare në atë drejtim. Po përpiqemi të shmangim tarifat. Ne nuk e kemi krijuar këtë situatë dhe po përpiqemi ta rregullojmë, tha Gilli, duke shtuar se strategjia e BE-së mbetet e pandryshuar dhe ajo dëshiron të negociojë me palën amerikane për të shmangur një situatë të tillë me tarifat.

Bashkimi Evropian dhe përfaqësuesit e tij deri më tani kanë treguar në mënyrë të përsëritur se ata i konsiderojnë tarifat amerikane të pajustifikuara dhe të dëmshme dhe se ato po shkaktojnë dëme ekonomike për të dy palët, si dhe për ekonominë globale.

"BE ka deklaruar qartë se preferon negociatat me SHBA, të cilat do të rezultonin në zgjidhje të balancuara dhe me përfitim reciprok", njoftoi dje Komisioni Evropian pas miratimit të kundërmasave.

Tramp ka njoftuar më parë se Uashingtoni do të ndërpresë lidhjet tregtare me BE-në nëse Brukseli hakmerret kundër tarifave të tij, të cilat ai pretendon se janë të nevojshme për të ringjallur prodhimin në SHBA.

Megjithatë, dje ai papritmas vendosi të “pauzojë” vendosjen e disa prej tarifave për importin e mallrave nga dhjetëra vende për një periudhë prej 90 ditësh.

"Aprovova pauzë 90-ditore dhe ula ndjeshëm tarifat reciproke për 10 për qind gjatë asaj periudhe", informoi Trampi, duke shtuar se ky vendim nuk vlen për Kinën, për importin e së cilës ai gjithashtu paralajmëroi tarifa shtesë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen sot në mëngjes përshëndeti vendimin e Trampit, duke e përshkruar atë si "hap të rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale". ls/

foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан