• недела, 18 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Përfunduan konsultimet midis SHBA-së dhe Rusisë në Stamboll

Përfunduan konsultimet midis SHBA-së dhe Rusisë në Stamboll

Stamboll, 10 prill 2025 (MIA) - Pas gjashtë orëve përfunduan konsultimet e sotme midis SHBA-së dhe Rusisë në Stamboll, kushtuar normalizimit të punës së misioneve diplomatike.

Konsultimet u mbajtën në Konsullatën e Rusisë në Stamboll. Pas takimit nuk pati deklarata për media.

Rezultatet e bisedimeve pritet të përmblidhen më vonë nga Ministria e Punëve të Jashtme e të dy vendeve.

Në takimin e sotëm delegacioni rus udhëhiqej nga ambasadori rus në SHBA, Aleksandar Darçiev, ndërsa delegacioni amerikan nga zëvendësndihmësja e Sekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Kulter.

Raundi i parë i konsultimeve midis Rusisë dhe SHBA-së në Stamboll u mbajt më 27 shkurt. Atëherë diskutimet pas dyerve të mbyllura zgjati më shumë se gjashtë orë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан