• сабота, 04 мај 2024

Caktohet paraburgim për ministrin ukrainas të Bujqësisë, Minko Solski

Caktohet paraburgim për ministrin ukrainas të Bujqësisë, Minko Solski

Kiev, 26 prill 2024 (MIA) - Gjykata ukrainase sot i caktoi paraburgim ministrit të Bujqësisë të Ukrainës, Mikola Solski, i cili akuzohet se është i përfshirë në blerjen e paligjshme të tokës shtetërore në një vlerë prej rreth shtatë milionë dollarë.

Gjykatësi i caktoi lirim me kusht Solskit në një vlerë prej 1.9 milionë dollarë, raportojnë mediat britanike. 

 Solski i mohoi akuzat, të cilat lidhen me blerjen nga viti 2017 deri në vitin 2021, para se të bëhet ministër i Bujqësisë në mars të vitit 2022. Solski dje dha dorëheqje, por teknikisht mbetet në funksion pasi Parlamenti nuk e mori parasysh kërkesën e tij për dorëheqje.

Ai është ministri i parë ukrainas i dyshuar për korrupsion që kur presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është në pushtet. 

Byroja Kombëtare për Luftë Kundër Korrupsionit njoftoi se aktakuza ka të bëjë me një skemë për të fituar pronësinë e tokës shtetërore në një vlerë prej 7.35 milionë dollarë amerikanë.

Siç thuhet, toka dyshohet se iu sekuestrua në mënyrë të paligjshme dy kompanive shtetërore dhe iu dorëzua mbrojtësve me kusht që t'ua jepnin me qira disa kompanive private.

Solski dhe avokati i tij në seancën e djeshme thanë se ai nuk ka dobi nga një skemë e tillë. Solski pas kësaj akuze mund të përballet me dënim me burg deri 12 vjet.  qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан