• понеделник, 13 мај 2024

Numri i vendeve të reja të punës në SHBA është ulur në prill

Numri i vendeve të reja të punës në SHBA është ulur në prill

Uashington, 3 maj 2024 (MIA) - Rritja e punësimeve në SHBA në prill ësshtë ulur mbi pritjet ndërsa është ulur edhe rritja e rrogës në nivel vjetor. Papunësia ka mbetur pothuajse në nivel të njejtë edhe në mars.

Analistët konsiderojnë se edhe pse tregu i punës mbetet nln presion, është herët të pritet Rezervat federale (Fed, banka qendrore amerikane) të fillojnë me uljen e normave të interesit para shtatorit.

Numri i vendeve të punës në prill është rritur për 175.000, kumtuan sot nga Byroja për statistika të Ministrisë së Punës.

"Me raportin e sotëm për 175.000 vende të punës shihet se vazhdpjmë me kthimin e madh të Amerikës. Kur e mora funksionin, trashëgova ekonomi para kolapsit me krizën më të keqe ekonomike të hekullit. Bëra plan ta përmirësoj ekonominë dhe tani shohim se si kjo të relaizohet me mbi 15 milionë vende të punës të krijuara nga momenti kur e mora funksionin", deklaroi presidenti Xho Bajden sot pëmes kumtesës.

Sipas tij, SHBA-ja ka vërejtur nivel më të ulët të punësimeve të grave deri më tani, rrogat rriten më shspejtë se inflacioni, dhe papunësia është nën 4 për qind tashmë për 27 muaj me radhë.

Nga Byroja për statistika thanë se shkalla e papunëisë ësshtë rritur prej 3.8 për qind në mars në 3.9 për qind në prill dhe mbetet më e ulët se 4 për qind tashmë për 27 muaj me radhë.

Rrogat u rritën për 3.9 për qind në 12 muaj përfundimisht me prillin pas rritjes prej 4.1 për qind në marss. Rritja e rrogave në diapazon prej 3 deri 3.5 për qind ëshstë adekuate në tërë nivelin e inflacionit të Fed-it prej 2 për qind. ab/

Foto: Ilustrim Piksabej 

 

Остани поврзан