• недела, 19 мај 2024

MPJ e Kosovës ka konfirmuar se drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën i është ndaluar hyrja në Kosovë për Pashkët

MPJ e Kosovës ka konfirmuar se drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën i është ndaluar hyrja në Kosovë për Pashkët

Prishtinë, 3 maj 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka konfirmuar se shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është refuzuar kërkesa për të vizituar Kosovën me rastin e Pashkëve Ortodokse.

MPJ e Kosovës në deklaratë për Radio Evropa e Lirë nuk jep arsyet e refuzimit të kërkesës, por e ka konfirmuar informacionin e sotëm nga Beogradi zyrtar se Petkoviq ka kërkuar të vizitojë Kosovën këtë fundjavë me rastin e festës fetare.

Sipas njoftimit të zyrës serbe, gjatë vizitës Petkoviq ishte paraparë të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës për Pashkët në manastirin e Deçanit,  pastaj në shërbesën në Manastirin e Graçanicës në mëngjesin e Pashkëve dhe në një takim me të rinjtë në Manastirin e Draganacit.

"Edhe pse vizita ishte ekskluzivisht e karakterit fetar dhe përfshinte ekskluzivisht vizita në manastire  dhe në vendet e shenjta KOS-it, në frymën e festës më të madhe për serbët, pa qëllime politike, autoritetet në Prishtinë e ndaluan vizitën e tij pa asnjë shpjegim", tha Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe.

Nga zyra thonë se për më shumë se një vit,  Qeveria e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti po e pengon Petkoviqin që të vizitojë serbët në Kosovë.

Edhe në të kaluarën, Kosova në disa herë ka refuzuar kërkesat e Petkoviqit për vizita, me arsyetimin se refuzimi ka ardhur për shkak të “deklaratave të tij provokuese”.

Radio Evropa e Lirë rikujton se Serbia në janar të këtij viti ka refuzuar edhe kërkesën për vizitë të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai kishte planifikuar që të vizitonte komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që janë të banuara me shqiptarë.

Çështja e vizitave zyrtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është rregulluar me marrëveshjen e arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Këto vizita duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë, pas së cilës autoritetet e vendeve përkatëse duhet t'i miratojnë ato. qa

 

 

Остани поврзан