Kameroni në Kiev negocion për "partneritet njëqindvjeçar" me Ukrainën
- Ministri nritanik i Punëve të Jashtme , Dejvid Kameroni, i cili po qëndron në Kiev, ka filluar negociatat me autoritetet ukrainase për "partneritet njëqindvjeçar" ndërmjet dy vendeve, njoftoi Ambasada Britanike në Ukrainë.
Kiev, 3 maj 2024 (MIA) - Ministri nritanik i Punëve të Jashtme , Dejvid Kameroni, i cili po qëndron në Kiev, ka filluar negociatat me autoritetet ukrainase për "partneritet njëqindvjeçar" ndërmjet dy vendeve, njoftoi Ambasada Britanike në Ukrainë.
"Ministri britanik i Punëve të Jashtme i ka filluar negociatat me Ukrainën për Partneritetin Njëqindvjeçar - një marrëveshje krejtësisht të re që do të ndërtojë lidhje të forta midis dy vendeve tona në të gjithë diapoazonin e marrëdhënieve: nga tregtia, siguria dhe mbrojtja, te shkenca dhe teknologjia, arsimi, kultura, dhe shumë më tepër", thuhet në njoftim.
Kameroni, i cili dje mbërriti në Kiev, sot u takua me ministrin ukrainas të Punëve të Jashtmr Dmitrij Kuleba, me të cilin bisedoi për përshpejtimin e dërgimit të armëve në Kiev, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore.
"Është e mrekullueshme të kesh Dejvid Kameronin në Kiev që të dokusohet në përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore", ka shkruar Kuleba në X.
Ministrat biseduan edhe për hapat për "sigurimin e mundësisë për përdorimin e fondeve të ngrira ruse në interes të Ukrainës".
Shefi i diplomacisë britanike paraprakisht ka vizituar Lvivin, ku mbolli një pemë.
"Tani ministri ka pemën e tij në Lviv, që do të thotë një arsye e mirë disa herë të kthehet në Ukrainë me lajme të mira", ka shkruar kryebashkiaku i qytetit Andrej Sadovoi në Telegram.
Foto: X