• недела, 12 мај 2024

Policia në Viskonsin ka qëlluar një sulmues të armatosur para një shkolle të mesme

Policia në Viskonsin ka qëlluar një sulmues të armatosur para një shkolle të mesme

Viskonsin, 3 maj 2024 (MIA) - Policia amerikane dje qëlloi dhe vrau një nxënëss para një shkolle të mesme në Viskonsin, pasi që mori paraqitje për një sulmues të armatosur në territorin e shkollës, deklaroi sot prokurori shtetëror publik, Xhosh Kaul.

Ai shtoi se sshkollat lokale ihsin bllokuar për disa orë dhe se janë dëgjuar të shtëna, për ç'shkak fëmijët kanë ikur.

Para deklaratës së tij, policia kumtoi se sulmuesi ishte "neutralizuar" para ndërtesës shkollore të gjimnazit Maunt Horeb. Kaul mbrëmë deklaroi se askush tjetër nuk është lënduar dhe se hetimi është në rrjedhë.

"Ky incident ndodhi në ambient të hapur. Sulmuesi në këtë rast nuk kishte hyrë në ndërtesë", tha ai.

Autoritetet e përshkruajtën nxënësin si të mitur, por nuk e cekën moshën e tij, as ndërkaq nuk cekën se në cilën shkollë hkonte në qarkun Maunt Horeb.

Kaul refuzoi të përgjighet në disa pyetje për atë se çka ndodhi pasi që reagoi policia, përfshirë edhe nëse nxënësi ka qëlluar me armë, çfarë lloj arme ka pasur dhe nëse ka tentuar të hyjë në shkollë. ab/

Foto: Х

Остани поврзан