• понеделник, 15 декември 2025

BeH: Tridhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Dejtonit

BeH: Tridhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Dejtonit

Sarajevë, 14 dhjetor 2025 (MIA) – Marrëveshja e përgjithshme kornizë për paqe në Bosnjë e Hercegovinë, më e njohur si Marrëveshja Paqësore e Dejtonit, ishte nënshkruar në ditën e sotme para saktë 30 vjetëve, më 14 dhjetor të vitit 1995, në Pallatin e Eliseut në Paris, me çka përfundoi lufta katërvjeçare në BeH. 

Marrëveshjen Paqësore të Dejtonit e nënshkruan presidentët e tri palëve: presidenti i Bosnjës e Hercegovinës, Alija Izetbegoviq, i Serbisë, Sllobodan Millosheviq dhe i Kroacisë, Franjo Tuxhman, në praninë e forcave botërore. 

Në aktin e nënshkrimit dëshmitarë ishin presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Klinton, presidenti i Francës, Zhak Shirak dhe kryeministri spanjoll Felipe Gonzales. 

"Kjo nuk është paqe e drejtë, por është më e drejtë sesa vazhdimi i luftës. Në këtë situatë dhe në këtë botë, një paqe më e mirë nuk mund të ishte arritur", deklaroi Alija Izetbegoviç pas ceremonisë së nënshkrimit në Paris.

Më parë, Marrëveshja e Dejtonit u inicializua më 21 nëntor 1995, në bazën Rajt – Paterson në Dejton, në shtetin federal amerikan Ohajo. Kjo marrëveshje është rezultat i një iniciative diplomatike të qeverisë amerikane, të cilën e filloi ndërmjetësi kryesor amerikan i atëhershëm Riçard Hollbruk.

Misioni diplomatik i SHBA-së vijoi pas gjenocidit në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Ekipi i Hollbruk zbatoi pesë raunde të të a.q. shatëll – diplomaci nga gushti deri më tetor, që rezultoi me miratim të parimeve për marrëveshjen nga ana e palëve të prekura. 

Me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila shënoi fundin e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë që filloi në vitin 1992, vendi u rregullua si një shtet kompleks përbërë nga dy entitete: Republika Srpska (RS) dhe Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (FBeH), si dhe tre popuj përbërës. Sipas marrëveshjes, FBeH i takoi 51 për qind të territorit, ndërsa RS 49 për qind, ndërsa Distrikti i Brçkos u krijua më vonë si një njësi e veçantë territoriale.

Marrëveshja e Dejtonit, e cila është e njohur edhe si Paris – Dejton, përbëhet nga 11 anekse të cilat i përfshijnë aspektet ushtarake, politike dhe civile të marrëveshjes paqësore, si dhe stabilizimit rajonal. Marrëveshja autorizime më të mëdha u dha entiteteve dhe i emëroi autorizimet themelore për nivel shtetëror. 

Autoriteti kryesor në interpretimin e marrëveshjes është Zyra e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në BeH (OHR). fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан